Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në pranga ka rënë M.A, 32 vjeç, i cili mbante detyrën e specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër.

Sipas hetimeve të kryera nga AMP, dyshohet se punonjësi i policisë nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit A.M, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ndodhej në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033