Policia bën me dije se gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut 2026 janë arrestuar dhe proceduar penalisht 29 persona të dyshuar si autorë të zjarrvënieve.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy shtetas, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, të dyshuar për tre raste zjarrvëniesh në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.
Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij, duke shkaktuar dëmtime në kullota dhe duke djegur rreth 300 pemë frutore, agrume dhe ullinj.
Në Vorë u arrestua shtetasi A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Gjokaj. Sipas policisë, ai ndezi zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të një tjetër personi, duke shkaktuar djegien e një zone të mbjellë me dru frutorë.
Ndërkohë, në Mallakastër, policia referoi materialet në Prokurori për shtetasin O. B., 39 vjeç, banues në fshatin Levan. Ai dyshohet se gjatë tërheqjes me karrotrec të një automjeti të aksidentuar ka shkaktuar shkëndija elektrike, të cilat janë përhapur dhe kanë djegur dhjetëra pemë arre në fshatin Romës.