Në tetor nis Censi i Bujqësisë dhe Blegtorisë, operacioni 6-javor kushton 11 milionë euro.

Javën e parë të tetorit do të nisë Censi i Bujqësisë dhe Blegtorisë, procesi më i madh statistikor për sektorin bujqësor në vend. Projektligji për Censin e Bujqësisë është miratuar në komisionet parlamentare dhe pritet të marrë miratimin përfundimtar në Kuvend.

Sipas drejtoris së INSTAT, censi do të zgjasë 6 javë dhe do të zhvillohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Gjatë kësaj periudhe, në terren do të angazhohen rreth 3 mijë e 400 anketues dhe 640 kontrollorë, të cilët do të mbledhin të dhëna për fermat, kulturat bujqësore dhe blegtorinë në të gjithë vendin.

“Java e parë e tetorit është periudha e duhur sipas standardeve evropiane për t’u realizuar censi i bujqësisë. Informacioni do të mblidhet në terren dhe të gjitha të dhënat do t’i shërbejnë statistikave zyrtare”, e INSTAT.

Procesi financohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe ka një kosto totale prej rreth 11 milionë eurosh. Të dhënat e mbledhura do t’i dërgohen EUROSTAT për verifikim dhe, pas validimit, do të përdoren për analizat dhe politikat kombëtare në sektorin e bujqësisë.

Censi i Bujqësisë zhvillohet një herë në dhjetë vjet dhe synon të krijojë një panoramë të plotë të gjendjes së sektorit në vend. Rezultatet do të ndihmojnë në hartimin e politikave mbështetëse, planifikimin e investimeve dhe përmbushjen e standardeve statistikore të Bashkimit Evropian.

Autoritetet u bëjnë thirrje fermerëve dhe blegtorëve të bashkëpunojnë me anketuesit gjatë procesit, duke garantuar se informacioni i mbledhur do të përdoret vetëm për qëllime statistikore dhe do të trajtohet me konfidencialitet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033