Aksident në bypassin e Fierit, makina përplaset me barrierat mbrojtëseNjë aksident rrugor ka ndodhur në bypassin e Fierit, pranë spitalit ” Memorial”. Një automjet tip Volkswagen, që po lëvizte në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë autoambulanca,e cila ka transportuan drejtuesin e mjetit në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa po punon edhe për menaxhimin e trafikut në këtë aks rrugor, i cili ka fluks të lartë lëvizjesh gjatë fundjavës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033