Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Durrës–Tiranë, ku një automjet është përplasur me një shtyllë dhe më pas është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje raportohet edhe për tre automjete të tjera të aksidentuara.

Policia, ambulanca dhe shërbimet emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa situata ka shkaktuar panik dhe trafik në zonë. Deri tani nuk dihet nëse brenda mjetit të përfshirë nga flakët ka pasur persona, ndërsa priten të dhëna zyrtare për bilancin e plotë të aksidentit.

Drejtuesi e ka përplasur padashje mjetin me bordurën gjë që ka shkaktuar flakën në automjet.Vetë ka dalë menjëherë nga makina, më pas ka ardhur zjarrfiksja dhe ka shuar zjarrin.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033