Një aksident është shënuar në aksin rrugor Rreshen-Reps rruga e Kombit. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45.
Automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë është dëmtuar 46-vjeçari i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.