Një 27-vjeçar është vënë në pranga kurse një 45-vjeçar u shpall në kërkim në Fier pasi vidhnin sende me vlerë jashtë vendit dhe i shisnin në argjendari në Shqipëri.
Në kuadër të operacionit “Stolen Gold”, u ndalua shtetasi Demirel Sinaj.
tyre.
Në vijim të hetimeve u shpall në kërkim shtetasi:
- B. A., 45 vjeç, banues në fshatin Kraps, Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte të njëjtën veprimtari kriminale me shtetasin D. S., duke siguruar sende me vlerë jashtë vendit dhe duke i tregtuar ato në argjendari të ndryshme në Fier dhe Lushnjë.
Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan ora të markave të ndryshme, bizhuteri ari dhe argjendi, si dhe një shkop gome i ngjashëm me atë të Policisë. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.