Tramvaji del nga shinat dhe përplaset me ndërtesën në Beograd, plagosen 13 persona, mes tyre dy të mitur.

Një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një ndërtesë në Beograd, duke shkaktuar plagosjen e 13 pasagjerëve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit, ndërsa në vendngjarje u angazhuan pesë ekipe të shërbimeve të emergjencës.

Në total janë plagosur 11 të rritur dhe dy të mitur, të moshës 2 dhe 16 vjeç. Dy prej të rriturve kanë marrë plagë të rënda, një 20-vjeçar dhe një 60-vjeçar.

Të plagosurit janë transportuar në Qendrën e Emergjencës, ndërsa fëmijët janë dërguar në spitalin “Tiršova” për trajtim të specializuar.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e daljes së tramvajit nga shinat dhe përplasjes me ndërtesën.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033