Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër skandal sa i përket AKSHI-t.
Zëdhënësja Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka sjellë në vëmendje rastin e shoqërisë ‘Ovla Systems’ që më 29 dhjetor 2022 ka lidhur me AKSHI-n kontratë për të cilën janë paguar rreth 2.1 milionë euro nga fondet publike.
Sipas saj, një nga pronarët e kësaj shoqërie ka qenë Fabjon Hysa, person i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) dhe nga Rrjeti për Zbatimin e Ligjit ndaj Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me Qeverinë e Meksikës. Sipas të dhënave, ky person ka shitur aksionet e tij tek pronari aktual për vlerën qesharake prej 60 centësh, ose rreth 50 lekësh, çka ngre dyshime serioze se pronësia reale mund të vijojë të fshihet në prapaskenë.