Një shtetas në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet, me qëllim ekstradimin drejt Kosova, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Pejës me 11 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “vrasje”.
Sipas të dhënave zyrtare, nga dënimi i dhënë atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet e 8 muaj burg.
Gjatë momentit të ndalimit, autoritetet kanë gjetur tek i arrestuari dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, për të cilat po kryhen verifikime të mëtejshme. Ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore për ekstradim, në bashkëpunim mes autoriteteve përkatëse.