Të dehur në timon! Aksident në Gjirin e Lalëzit, përplasen dy automjete, humb jetën 57-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Gjiri i Lalëzit, në Durrës.

Dy automjete janë përplasur, ku si pasojë ka humbur jetën një 57-vjeçar që ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe një pasagjer tjetër.

Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë të dy drejtuesit e automjeteve, pasi dyshohet se po drejtonin mjetet në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033