Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me situatën e ndodhur me studentët e Akademisë së Sigurisë. 56 studentë u helmuan nga ushqimi. Në reagimin zyrtar AKU thotë se janë kryer menjëherë verifikime në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e garnizonit “Skërnderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura Tiranë.
Gjithashtu sqaron se më konkretisht në moment kontrolli u konstatua pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos i hapur gati për shërbim, nga të cilat u bllokuan 85.9. kg produkt dhe u mor mostër për analizim mikrobiologjik, që u dërguan pranë laboratorit të ISUV.
Ndërsa për mungesë të një sistemi funksional dhe të plotë gjurmimi ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.