E rëndë në Gjermani! Me shpejtësi të lartë, makina merr para këmbësorët, 8 të plagosur.

Një person që po drejtonte një makinë goditi një grup këmbësorësh në qendër të qytetit gjerman të Leipzigut.

Sipas policisë, tetë persona u plagosën në aksidentin në Grimmaische Strasse. Sipas Bild, shoferi po udhëtonte me shpejtësi të lartë.
Policia nuk ka publikuar ende detaje të mëtejshme në lidhje me rrethanat e sakta ose natyrën e lëndimeve. Dëshmitarët okularë i thanë Radio Leipzig se ka të ngjarë të ketë viktima dhe se disa persona në vendngjarje ishin të mbuluar me mushama.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033