Një tjetër aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kepit të Rodonit, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në humnerë teksa drejtonte një motomjet. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rruge.
Policia është ne vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.
Tjetër aksident në Durrës/ Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe bie në humnerë, humb jetën 45 vjeçari