Pazari i Fier-Sheganit, një problem i pazgjidhur !

Pamjet që po shihni i përkasin pazarit të Fier-Sheganit, i cili zhvillohet çdo të enjte në aksin kryesor rrugor Lushnjë–Berat, në fshatin Fier-Shegan, njësia administrative Fier-Shegan, bashkia Lushnjë.

Ky treg është kthyer prej kohësh në një shqetësim serioz për drejtuesit e mjeteve. Aksi rrugor bëhet i rrezikshëm çdo të enjte, pasi tregtarë dhe qytetarë mblidhen në numër të madh, duke bllokuar qarkullimin. Situata rëndohet edhe më tej nga parkimi i mjeteve në të dy anët e rrugës, duke e kthyer këtë segment në një burim të vazhdueshëm aksidentesh.

Edhe pse kamera e TV Apollon e ka trajtuar shpesh këtë problematikë dhe pavarësisht ndërhyrjeve të herëpashershme të policisë bashkiake, situata mbetet e pandryshuar dhe shqetësuese.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë aks, pasi jo vetëm tregtarët kanë zaptuar hapësirat anësore, por edhe qytetarët lëvizin mes automjeteve, duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033