Autoritet Federale ne Washington kanë publikuar pamje video të sulmit të armatosur të Cole Allen ndaj oficerëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së gjatë një përpjekjeje për t’iu afruar dhe vrarë Presidentin Donald Trump në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Në pamjet filmike nga hoteli ku ndodhi eventi të shtunën e kaluar, 31-vjeçari dyshohet se shkel masat e sigurisë dhe lëviz nëpër korridore duke mbajtur një armë, ndërsa përpiqet t’i afrohet vendit të eventit.
Gjatë të shtënave, një agjent i Shërbimit Sekret u plagos në gjoks, por shpëtoi falë jelekut antiplumb që mbante veshur.
Cole Allen përballet me tre akuza federale, duke përfshirë tentativën e vrasjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, transportimin e një arme zjarri jashtë shtetit dhe përdorimin e një arme gjatë një krimi të dhunshëm. Nëse dënohet, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.