Aksident i pazakontë në Paris, autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen pasagjerët.

Një aksident i pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në Paris, ku një autobus ka përfunduar në lumin Seine, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.

Sipas autoriteteve, në mjet ndodheshin katër persona: drejtuesja e autobusit, një asistente në trajnim dhe dy pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur në një zonë urbane me trafik të rënduar, ku autobusi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është devijuar nga rruga, duke përfunduar në ujë brenda pak sekondash.
Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ambulancave mbërritën shpejt në vendngjarje dhe kryen një operacion shpëtimi në kushte të vështira, pasi mjeti ishte pjesërisht i zhytur në ujë.
Autoritetet konfirmuan se të katër personat u nxorën në kohë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa rrezik për jetën. Ata janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore dhe vlerësim pas traumës së përjetuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033