Pensionet e reja nga 2026 me formulë të përditësuar, indeksim 6.4%!

Qeveria shqiptare ka miratuar indeksimin me 6.4% të bazës për llogaritjen e pensioneve të reja, një vendim që synon përshtatjen e tyre me zhvillimet ekonomike në vend.

Vendimi parashikon përditësimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, mbi të cilën qytetarët kanë derdhur kontributet ndër vite, duke garantuar që masa fillestare e pensionit të reflektojë realitetin aktual ekonomik.

Ky indeksim do të aplikohet për të gjitha pensionet që do të lindin si e drejtë duke nisur nga 1 janari 2026, duke u bërë kështu një referencë e drejtpërdrejtë për përfituesit e rinj.

Sipas vendimit, rishikimi përfshin të gjithë periudhën kontributive që nga viti 1994, ku pagat e mëparshme rivlerësohen përmes koeficientëve përkatës, me qëllim ruajtjen e vlerës së tyre përballë inflacionit.

Ndërkohë, janë përcaktuar edhe kufizime: për periudhën 1994–2001, baza e vlerësuar nuk mund të kalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi, ndërsa për vitet 2002 e në vijim, kufiri lidhet me pagën maksimale të miratuar në nivel kombëtar.

Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili do të jetë përgjegjës edhe për zbatimin e formulës së re të përllogaritjes së pensioneve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033