Stina e zjarreve, mbidhen vendoret ne nivel qarku ne Fier, si masë parandaluese asfaltimi i rrugëve rurale

Me qindra ha pyje të djegura dhe mijwra rrwnjë dru frutorw, qarku i Fierit rezulton me rrisk të lartë ndaj fatkeqësive natyrore edhe kwtw vit. Për këtë arsye masat parandaluese dhe po diskutohen më hwrët duke kërkuar si fillim informacion nga bashkitë për masat e marra nw prag të stinës së nxehtë. Mbledhja e përfaqësuesve nga gjashtë bashkitë e qarkut synon raportim teknik për Agjensinë Kombwtare tw Mbrojtjes Civile në lidhje me masat parandaluese ndaj zjarreve. Një nga kërkesat që rezulton e pa plotësuar si masë parandaluese është ajo e hapjes/asfaltimit të rrzgëve rurale. Bëhet fjalë për rrugë që lidhin zonat e banuara me pyjet dhe zonat kodrinore që u mundësojne kalimin mjeteve zjarrfikëse. Mungesa e rrugëve të tilla të quajtura edhe rrugë malore, shkaktoi disfatën e madhe të zjarrfikësve dy vjet më parë ne zonat e mbrojtura të Pishë-Poros dhe Darëzezës me një bilanc prej 700 ha pyll të djegur.

Gjatë vitit 2025, bilanci i dëmeve nga zjarret ishte më i ulët se dy vjet më parë, megjithate me 300 ha pyll të djegur dhe 3297 rrënjë dru frutorë vlerësohet një situatë e rëndë.


Bashkitë më të prekura gjatë 2025-ës janë:
Fieri me 85 raste zjarri në pyje dhe objekte
Patosi me 72
Rroskoveci me 57
Mallakastra me vetëm 17 raste por me sipërfaqjen më të madhe të pyjeve të djegur prej 224 ha.
Në ekonomitë bujqësore dëmet më të shumta në dru frutorë si ullishta dhe vreshtari e pësuan
Fieri me 1145 rrënjë të djegura
Patosi me 670 dhe
Lushnja me 640 rrënjë drurësh frutorë të djegura

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033