Emigrimi zbraz Fierzen – fshati pa të rinj, një realitet që hesht

Zbrazja e fshatrave nga emigrimi po godet fort zonat rurale në vend, ndërsa Njësia Administrative Fierz, në Bashkinë e Belshit, është një nga shembujt më të prekshëm të këtij fenomeni.

Mungesa e kushteve bazë të jetesës, e mbi të gjitha mungesa e mundësive për punësim, ka detyruar të rinjtë të largohen, duke lënë pas një komunitet gjithnjë e më të plakur.

Dikur, Fierza ishte një fshat i gjallë, i mbushur me zërat e fëmijëve dhe aktivitetin e përditshëm bujqësor. Sot, panorama ka ndryshuar rrënjësisht. Shtëpi të mbyllura, rrugë të heshtura dhe pak banorë që përpiqen të mbajnë gjallë atë që ka mbetur nga jeta e dikurshme.

I vendosur pranë bukurive natyrore të Dumresë, aty ku liqenet kaltërojnë peizazhin çdo ditë, ky fshat duket sikur jeton në kontrast të fortë mes natyrës së gjallë dhe realitetit të zymtë njerëzor.

Banorët e mbetur tregojnë se boshatisja nuk është një fenomen i ri. Sipas tyre, prej vitesh të rinjtë largohen në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa fshati vijon të humbasë gradualisht gjallërinë e tij.

Sot, Fierzi përfaqëson një tablo të qartë të sfidës me të cilën përballen shumë zona rurale në Shqipëri – një realitet që kërkon vëmendje dhe zgjidhje konkrete, përpara se heshtja të bëhet e përhershme shprehen banorët në mikrofonin e TV Apollon .

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033