E rëndë në Vlorë, i mituri u rrëzua nga ballkoni, humb jetën pas dëmtimeve të shumta.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një i mitur ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skeles.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por djali ka humbur jetën në spital.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e fëmijës ishte shumë e rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033