Festivali “Roma Romale” per te dytin vit rradhazi ne Roskovec!

Qyteti i Roskovecit i ka dhënë një rëndësi të veçantë komunitetit rom, duke i përfshirë ata në aktivitete artistike, aty ku ato bëhen pjese me deshirë.
Për të dytin vit rradhazi në këtë qytet u organizua festivali “Roma Romale”. Ky aktivitet kulturor mblodhi grupe artistike nga Tirana, Durresi, Lezha, Lushnja, Kosova, Maqedonia e veriut etj.
Festivali solli në skenë këngë, valle dhe tradita të komunitetit rom, duke krijuar një atmosferë festive shumëngjyrëshe për vizitorët dhe qytetarët e pranishëm në shesh.
Pjesmarrësit prezantuan elemente të kultures se tyre, duke theksuar rendesinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit rom.

Organizatoret e festivalit Roma Romale, u shprehen se ky aktivitet synon te forcoje bashkepunimin kulturor dhe te nxise integrimin përmes artit.
Në roskovec jeton një komunitet i madh romësh të cilët sipas kryebashkiakes janë të integruar dhe bashkëjetojnë në harmoni të plote me të gjithë qytetarët e tjerë.

Performancat e nente grupeve pjesmarrëse në gare u vleresuan nga një juri prpfesioniste .
Çmimi i pare fitua nga Grupi Liburna Lezhë
Festivali synohet te kthehet në traditë në qytetin e Roskovecit pasi aktivitete te tilla ndihmojne në afrimin e kulturave dhe promovimin e diversitetit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033