Kuçovë, bashkëbisedim me qytetarët për Paketën e Maleve!

Në Kuçovë u zhvillua një bashkëbisedim me qytetarët lidhur me Paketën e Maleve, një nismë që synon zhvillimin ekonomik dhe social të zonave malore.

Në këtë takim morën pjesë kryebashkiaku Kreshnik Hajdari dhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Stiljano Llavdaniti, të cilët informuan qytetarët mbi përfitimet dhe procedurat e aplikimit.

Gjatë diskutimeve u trajtuan në detaje kriteret, zonat prioritare dhe hapat që duhet të ndjekin të interesuarit për t’u bërë pjesë e kësaj pakete mbështetëse.

Qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin sqarime të drejtpërdrejta nga përfaqësuesit institucionalë, të cilët garantuan asistencë të vazhdueshme gjatë gjithë procesit të aplikimit.

Autoritetet vendore theksuan se kjo nismë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës dhe nxitjen e zhvillimit në zonat malore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033