Bisedimet SHBA-Iran! Vance, Kushner dhe Witkoff, delegacioni amerikan mbërrin në Islamabad.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, sapo ka mbërritur së bashku me delegacionin amerikan në Islamabad.

Ai pritet të marrë pjesë në bisedimet me Iranin më vonë sot, së bashku me të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Vance dhe ekipi i tij i negociatorëve u nisën nga SHBA-të për në Pakistan dje, dhe pak para se të largohej, zëvendëspresidenti u tha gazetarëve se “mezi pret negociatat”, por paralajmëroi se nëse Irani “përpiqet të na mashtrojë, SHBA-të nuk do të jenë të hapura”.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033