Mbi 200 civilë të vrarë”/ Guterres ngre alarmin: Sulmet në Liban rrezikojnë armëpushimin.

OKB ka dënuar sulmet izraelite në të gjithë Libanin. Nga sulmet kanë humbur jetën më shumë se 250 persona.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres dënon sulmet ndaj civilëve, ndërsa ngre alarmin për situatën shqetësuese.

“Dënoj fuqimisht humbjen e jetëve civile dhe jam thellësisht i alarmuar nga numri në rritje i viktimave të civilëve”, tha ai.

Ai tha gjithashtu tha se sulmet paraqesin një “rrezik të madh për armëpushimin dhe përpjekjet për të shkuar drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon”.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033