Lindja e Mesme nuk gjen qetësi, Izraeli kreu të paktën 100 sulme në 10 minuta në Liban, qindra viktima dhe mijëra të plagosur

Ushtria e Izraelit njoftoi se ka goditur mbi 100 objektiva që i cilësoi si seli të Hezbollah në Bejrut, në Luginën e Bekaa dhe në jug të Libanit, në një seri sulmesh ajrore që, sipas saj, u kryen brenda vetëm 10 minutash.

Autoritetet libaneze thanë se më shumë se 250 persona ishin vrarë dhe të paktën 1,150 të tjerë ishin plagosur, ndërsa një zyrtar i lartë iranian tha se do ta ndëshkonte Izraelin për “krimin”.

Sipas raportimeve të Al Jazeera, sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar ndërtesa banimi, xhami dhe automjete në të gjithë vendin. Operacionet e shpëtimit vijojnë në disa zona, ndërsa disa prej goditjeve kanë prekur edhe qendrën e Bejrutit. Një ndërtesë në lagjen Corniche al-Mazraa raportohet se është rrafshuar plotësisht, ndërsa sulme të tjera kanë goditur periferitë jugore të kryeqytetit.

Izraeli ka intensifikuar gjithashtu sulmet në jug dhe lindje të Libanit, me goditje të shumta të raportuara në qytetet bregdetare të Tiro dhe Sidon. Sipas burimeve, një sulm ajror gjatë një funerali në një fshat në Libanin lindor ka shkaktuar 10 viktima. Gjithashtu raportohet për gjashtë të vrarë në Sidon, tre në Bejrutin perëndimor, tre vajza në qytetin bregdetar të Adloun dhe dy persona në Luginën e Bekaa.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033