Trump shkarkon nga detyra Prokuroren e Përgjithshme, Pam Bondi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, tha ai në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan Fox News.

Sipas Fox News, pritet që Trump ta zëvendësojë Bondin me Zëvendës Prokurorin e Përgjithshëm Todd Blanche si prokuror të përgjithshëm të përkohshëm.

Mediat e huaja raportojnë se Trump kishte diskutuar më herët mundësinë e shkarkimit të Bondit.

Në bisedë, të cilën një burim e përshkroi si “të vështirë”, Trump tregoi se “Bondi nuk do të qëndronte në pozicionin e saj për një kohë të gjatë dhe se ai do ta zëvendësonte atë në të ardhmen e afërt”.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033