Lushnjë: Mblidhet Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste, nis riorganizimi i strukturave !

Në Lushnjë është zhvilluar këtë të martë mbledhja e Asamblesë së zgjeruar të Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila u mbajt në palestrën e shkollës “Skënder Libohova”.

Takimi mblodhi drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste dhe shënoi nisjen e një procesi të ri riorganizimi në të gjitha strukturat e saj në nivel bashkie, me fokus forcimin dhe rienergjizimin e tyre.

Pjesë e këtij takimi ishte drejtuesja politike e qarkut Fier dhe deputete, Belinda Balluku, e shoqëruar nga deputetët e zonës, si dhe ministri i Financave Petrit Malaj. Në takim mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e deputetet e Lushnjes Asfloral Haxhiu .Kiduina Zaka dhe Elton Korreshi sëbashku me drejtues të tjerë vendorë të PS.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke vënë në qendër afrimin me qytetarët, dëgjimin e problematikave dhe ndërtimin e politikave të përbashkëta për të ardhmen.

Pjesëmarrja në këtë takim ishte e lartë, ndërsa mesazhi kryesor që u përcoll ishte angazhimi për më shumë punë në shërbim të qytetarëve dhe vizionit për Shqipërinë 2030.

Gjithashtu, drejtuesit theksuan nevojën për një organizim më të fortë në terren dhe rritjen e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

U vu theksi tek përfshirja e të rinjve dhe strukturave të reja në proceset vendimmarrëse.
Përfaqësuesit lokalë ndanë shqetësimet dhe prioritetet kryesore të komunitetit.
Takimi shërbeu edhe si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit mes strukturave.

Në përfundim, u ritheksua angazhimi për të vijuar punën në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033