Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, lirohet drejtori i burgut të Durrësit

Rreth 3 muaj pas arrestimit për “shpërdorim detyre”, ish-drejtori i IEVP Durrës, Indrit Cërloj u lirua nga burgu dhe gjykata caktoi për të masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Indrit Cërloj u arrestua pas arratisjes të të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin Infektiv në Spitalin Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur mesditën e 13 janarit.

Asokohe Indrit Cërloj dhe gjithë zinxhiri komandues i Burgut të Durrësit u shkarkuan nga detyra nga ish-ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, ndërsa u arrestuan 8 persona, ndër ta kryeinfermieri Aulon Çuko dhe zëvendësshefi i komanduar i Policisë së Burgut Desdemon Pazaj. Altin Ndoci vijon të jetë ende në arrati.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033