Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e quajtur Portëz, ku një person që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e goditjes, burri ka rënë në tokë duke pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.