Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e së martës në kodrat e fshatit Somotinë, në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era e fortë, duke përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shkurre.
Në terren kanë ndërhyrë zjarrfikësit, shërbimi pyjor, forcat e njësisë administrative dhe banorët e zonës, të cilët po punojnë për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Kushtet atmosferike po e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë, ndërsa ekipet vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.