Call center i paligjshëm në Tiranë, 8 shtetas turq punonin pa leje në një apartament

Një apartament në Tiranë ishte përshtatur si call center, ku punonin pa leje tetë shtetas nga Turqia, ndërsa organizatorja e dyshuar është vënë nën hetim.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasen e huaj me inicialet S. Y., e cila dyshohet se kishte punësuar personat për të kryer telefonata dhe shërbim ndaj klientëve.

Aktiviteti zhvillohej në një banesë të kthyer në ambient pune, pa respektuar rregullat ligjore për punësimin dhe ushtrimin e aktivitetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj saj.

Rasti është zbuluar gjatë kontrolleve për evidentimin e punësimit të paligjshëm dhe aktiviteteve të paregjistruara në kryeqytet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033