Dosja “Revanshi” shkon në gjyq, Durim Bami dhe 6 të tjerë ndër te akuzuarit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim të një pjese të të pandehurve në dosjen “Revanshi”.

Në këtë fazë, në gjyq do të përballen Durim Bami, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Altin Morina, Marklen Haka, Enerigert Mitri dhe Edson Jozwik.

Të shtatë personat ndodhen aktualisht në arrest, ndërsa gjykata ka vendosur të veçojë çështjen e tyre nga pjesa tjetër e dosjes.

Ndërkohë, 20 persona të tjerë të përfshirë në këtë hetim janë ende në kërkim, për të cilët procedurat do të vijojnë veçmas.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033