Trump: Çmimet e naftës do të bien sapo të përfundojë lufta me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se çmimet e naftës pritet të ulen ndjeshëm sapo të përfundojë lufta kundër Iranit, duke e cilësuar rritjen aktuale të çmimeve të karburantit si një kosto të përkohshme.

Në një intervistë për PBS News Hour, Trump tha se tregu i energjisë do të stabilizohet menjëherë pas përfundimit të konfliktit.

“Çmimet e naftës do të bien si shkëmb sapo të mbarojë kjo situatë,” u shpreh ai.

I pyetur për kohëzgjatjen e mundshme të luftës, presidenti amerikan tha se nuk pret që konflikti të zgjasë për një periudhë të gjatë.

“Sapo të mbarojë lufta… nuk besoj se do të zgjasë shumë,” shtoi Trump.

Ai foli gjithashtu për mundësitë ushtarake të SHBA-së ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, duke sugjeruar se objektet kryesore mund të neutralizohen brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas tij, SHBA-ja ka aftësinë të çaktivizojë termocentralet dhe objektet energjetike në Teheran brenda një ore, por një veprim i tillë do të shkaktonte pasoja të mëdha për vendin.

“Kam lënë shumë infrastrukturë në Teheran sepse nëse e bën, janë vite rindërtimi. Mund t’i çaktivizoj termocentralet brenda një ore… por nëse e bëj këtë, do të duhen vite rindërtimi dhe do të jetë traumë. Kështu që po përpiqem ta shmang këtë lloj gjëje,” deklaroi Trump.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033