Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime për organizimin e proceseve të brendshme dhe kalendarin zgjedhor në strukturat e saj.
Gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill.
Ndërkohë është përcaktuar edhe data për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Sipas vendimit të marrë, zgjedhja e kryetarit të PDSH do të zhvillohet më 23 maj.
Pas këtij procesi, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më 6 qershor.
Në mbledhje është prezantuar gjithashtu edhe përbërja e grupit për rishikimin e Statutit të partisë, i cili do të drejtohet nga Gazment Bardhi.
Anëtarë të këtij grupi janë: Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Elda Hoti, Keltis Kruja, Adriana Kalaja, Marash Logu dhe Franc Nuri.