Një konflikt mes fqinjësh ka përfunduar me zjarrvënie në një banesë në Berat.
Policia bëri të ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi R. D., 53 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”.
Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçari dyshohet se për motive të dobëta i ka vënë zjarrin banesës së shtetasit K. L., 52 vjeç, i cili jeton në të njëjtën lagje.
Pas ndërhyrjes së policisë, autori i dyshuar u arrestua, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.
Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.