Flakë në Bypass-in e Vlorës, kamioni digjet në lëvizje

Një kamion është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar pothuajse tërësisht në rrugën e Bypass-it të Vlorës gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së tyre, kamioni është djegur pothuajse plotësisht.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga kabina dhe ka shpëtuar pa pësuar lëndime.

Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në motor, ndërsa autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033