Lushnja ka festuar Natën e Verës me një atmosferë festive në sheshin para bashkisë, ku qytetarë të shumtë u bënë pjesë e aktiviteteve të organizuara për këtë festë tradicionale.
Simboli i kësaj nate ishte ndezja e zjarrit, një ritual që lajmëron ardhjen e Ditës së Verës dhe që prej vitesh ruhet si traditë në shumë qytete të vendit.
Festimet u shoqëruan edhe me një koncert festiv, ku tingujt e muzikës dhe valleve popullore krijuan një atmosferë të veçantë për të pranishmit.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila iu bashkua qytetarëve në këtë festë tradicionale.
Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte prania e shumë fëmijëve në sheshin e qytetit, ku kryebashkiakja ndau me ta gëzimin e festës, duke përcjellë një atmosferë të ngrohtë dhe familjare.
Mes muzikës, këngës dhe gëzimit të qytetarëve, festa vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes, duke e kthyer sheshin e qytetit në një hapësirë feste dhe bashkimi për të gjithë.