Baste të paligjshme në një lokal në Tiranë, arrestohen pronari dhe kamerieri

Një lokal në Tiranë u kthye në pikë bastesh të paligjshme. Në pranga përfunduan pronari dhe kamerieri.

Policia arrestoi dy persona, 36 dhe 26 vjeç. Sipas hetimeve, ata organizonin lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

Operacioni u zhvillua në një ambient në rrugën “Artan Lenja”. Gjatë kontrollit u sekuestruan dy kompjuterë dhe tre telefona celularë.

Pajisjet dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive. Ato janë marrë si prova materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033