Rama: Një deklaratë ambasade nuk tund Shqipërinë, molotovarëve u iku ëndrra

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë arsye të presë veton për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por duhet të veprojë në mënyrë proaktive për të çuar përpara procesin.

Në një konferencë për shtyp, ai theksoi se vendi duhet fillimisht të hyjë në BE, duke shtuar se diskutimet për veto janë të pabazuara. “Ne njëherë duhet të hyjmë atje. Çfarë qameti kemi ne që s’kemi veton?”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë komentoi edhe reagimet pas rrëzimit në Kuvend të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Ai ironizoi interpretimet e deklaratave të ambasadave, duke thënë se një qëndrim diplomatik nuk mund të tronditë vendin.

“Këtu çohet një ambasadë, bën një deklaratë dhe tundet gjithë Shqipëria nga tenxheret, sikur u çua Zoti i madh dhe foli”, tha ai.

Rama hodhi kritika edhe ndaj opozitës, të cilën e cilësoi me ironi si “molotovarë”. Sipas tij, reagimet lidhen me zhgënjimin për dështimin e një skenari destabilizues.

“U shqetësuan molotovarët se u prish ëndrra e madhe e tyre, duke marrë zvarrë ca të verbër në rrugë për të nxjerrë fotografi si digjen kazanët e Tiranës, si gjuhet me molotovë dhe si po bllokohet këtu lufta kundër korrupsionit”, deklaroi kryeministri.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033