Rama zbardh takimin me ambasadoren amerikane në Greqi: Në fokus energjia dhe bashkëpunimi rajonal

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar detaje nga takimi i zhvilluar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Greqi, duke theksuar se në qendër të bisedimeve kanë qenë disa çështje me interes të lartë strategjik për rajonin.

Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se diskutimet janë përqendruar kryesisht te energjia, bashkëpunimi rajonal dhe qasja ndaj aktorëve të tretë në rajon.

“Diskutuam për disa çështje që janë me interes të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj forcave apo aktorëve të tretë”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit që luan ambasada amerikane në rajon, duke nënvizuar se ambasadorja e SHBA në Athinë është një figurë e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të ngushtë vendimmarrës të presidentit amerikan.

“Sipas tij, ambasadorja e SHBA në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të ngushtë vendimmarrës të Donald Trump”, tha Rama.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033