Personazhe në Fokus – Besarta Kukaj !

Kjo e shtunë sjell në ekran një histori të veçantë emocionesh, ëndrrash dhe përkushtimi ndaj artit. Në emisionin “Personazhe në Fokus” vjen rrëfimi i 16-vjeçares Besarta Kukaj, vajza me origjinë nga qyteti verior i Pukës, e lindur dhe rritur në Tiranë.

Besarta është një vajzë e talentuar e këngës pukjane, këngës kosovare dhe këngëve patriotike, por edhe një kërcimtare dhe koreografe e re që po hedh hapa të sigurt në botën e artit. Që në moshë të vogël ajo ka nisur rrugëtimin e saj në skenë, duke e kthyer pasionin për folklorin në një mision për të ruajtur dhe përcjellë traditën shqiptare.

Gjatë këtyre viteve, Besarta ka marrë pjesë në shumë konkurse dhe aktivitete artistike brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësuar me një sërë çmimesh. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e skenës së Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, prej vitesh anëtare e grupit artistik folklorik “Kçira” Pukë, ku talenti dhe energjia e saj kanë spikatur mes artistëve të rinj.

Në këtë episod, përmes një bisede të ndjerë dhe plot emocione, Besarta do të rrëfejë për rrugëtimin e saj artistik, sfidat, ëndrrat dhe momentet bardhë e zi të jetës së saj.

Përballë pyetjeve të gazetarit Ndriçim Gjoshi, ajo do të sjellë një histori frymëzuese për të gjithë të rinjtë që besojnë tek arti dhe tek forca e pasionit.

Një histori e bukur, një talent i ri dhe një rrëfim që prek zemrat – historia e vajzës pukjane që po rritet me artin në shpirt.

Mos e humbisni këtë episod të veçantë të “Personazhe në Fokus”, që transmetohet këtë të shtunë në mbrëmje, në orën 21:00, në TV Apollon.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033