Goditen dy cisterna me naftë në ujërat territoriale të Irak, anijet përfshihen nga flakët

Dy cisterna të huaja që transportonin produkte të naftës irakiane janë goditur në ujërat territoriale të Irak, pranë qytetit të Basra, dhe kanë marrë flakë.

Në pamjet video shihen anijet e dëmtuara pas zjarrit, ndërsa drejtori i kompanisë së porteve irakiane, Farhan al-Fartousi, ka konfirmuar se janë ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar ekuipazhet.

Sulmi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve në rrugët energjetike të Gjirit Persik dhe rrit frikën për ndërprerje të reja të trafikut detar dhe të furnizimeve globale me naftë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033