BE pas votimit për Ballukun: Lufta kundër korrupsionit vendimtare për integrimin

Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Brukseli thekson se lufta kundër korrupsionit mbetet thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

Në reagim thuhet se Bashkimi Europian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.

“Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.

Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.

Qëndrimi i BE vjen menjëherë pas votimit në Kuvend, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ballukut.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033