“S’kam bërë jetë luksi”, Meta flet në GJKKO për pasurinë

Ish-presidenti Ilir Meta, i akuzuar nga SPAK, u shpreh sot në seancën paraprake se nuk ka fshehur pasuri dhe se nuk ka bërë jetë luksi.

Ai tha se „kam bërë jetë thjeshtë dhe jo jetë luksi, nuk kam pirë verën as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me Çarter”.

Seanca paraprake ndaj Metës dhe katër të tjerëve vijon. Meta këmbënguli para gjykatës se shpenzimet e tij janë të thjeshta dhe se nuk ka pasur lëvizje jashtëzakonisht luksoze.

Më herët para mediave, ish-deputetja Monika Kryemadhi u shpreh se sot ka zhvillime. Gjykimi paraprak po zhvillohet ndërsa palët paraqesin argumentet e para.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033