Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, 82 vota kundër heqjes së imunitetit

Kuvendi ka votuar kundër kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Në seancën plenare, 82 deputetë votuan kundër heqjes së imunitetit, ndërsa 47 vota ishin pro kërkesës së SPAK. Në total, në votim morën pjesë 128 deputetë.

Me këtë rezultat, kërkesa për autorizimin e arrestimit nuk u miratua dhe deputetes nuk i hiqet mandati, çka bllokon procedurën për arrestimin e saj.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033