Gjykata Kushtetuese rrëzon mbylljen e TikTok: Vendimi i qeverisë cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues vendimin për mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se me këtë akt është cenuar liria e shprehjes.

Në arsyetimin e saj, gjykata thekson se bllokimi i aplikacionit nuk mund të realizohej përmes një vendimi të qeverisë, pasi kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve mund të bëhet vetëm me ligj.

Sipas qëndrimit të Kushtetueses, ndërhyrje të tilla që prekin ushtrimin e lirive kushtetuese kërkojnë bazë të qartë ligjore dhe jo vendimmarrje në nivel ekzekutiv.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konsideron mbylljen e TikTok si një masë që ka tejkaluar kompetencat e parashikuara dhe që bie ndesh me parimet kushtetuese mbi garantimin e lirive themelore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033