Shkarkohet nga detyra Drejtori i Task Forcës në AKUK, Arnold Pashollari

Drejtori i Përgjithshëm i Task Forcës në AKUK, (Agjensia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime), Arnold Pashollari, është shkarkuar këtë të hënë nga detyra.

Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se në vend të tij është komanduar Sonila Rrumbullaku Boga.

Shkarkimi i Pashollarit vjen pak kohë pas denoncimit të bërë publik në media, ku një inspektore në AKUK, deklaronte se Pashollari u bënte presione të vazhdueshme dhe kërcënime punonjësve për vendin e punës. Ajo pretendonte gjithashtu se Pashollari u merrte dietat inspektorëve dhe nuk jep makinat e institucionit për inspektime.

Po ashtu ajo e akuzonte Pashollarin, se gjatë inspektimeve, përgjegjësve të grupeve u kërkohej t’u japin bizneseve numrin e drejtorit, me qëllim që ai t’i “zgjidhë” çështjet pas orarit të punës. Sipas saj punonjësit nëse nuk dëgjonin urdhërat e Pashollarit kërcënoheshin me largim nga puna.

Ndërkohë pas denoncimit, burime bëjnë me dije se kanë nisur hetimet dhe janë vërtetuar denoncimet e bëra kundrejt Pashollarit. Po të nëjtat burime konfirmojnë se janë vërtetuar shkeljet e kryera nga Pashollari dhe për pasojë ky i fundit është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Task Forcës në AKUK.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033