“Një yll që u shua shumë herët” – Vajza që i dha fund jetës me fostoksinë

Një jetë e re u shua tragjikisht, duke lënë pas dhimbje dhe shumë pikëpyetje. 25-vjeçarja Xhuana Nikolli, një vajzë e re me ëndrra dhe plane për të ardhmen, humbi jetën pasi u vetëhelmua me fostoksinë, një ngjarje që ka tronditur familjen, miqtë dhe opinionin publik.

Pas ngjarjes, familjarët kanë ngritur dyshime se e reja mund të ketë qenë viktimë e dhunës nga partneri i saj, duke bërë kallëzim në polici. Në trupin e saj janë konstatuar edhe shenja dhune, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.

Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar mesazhet e dhimbjes nga miqtë dhe të njohurit e saj, të cilët e përshkruajnë Xhuanën si një vajzë të buzëqeshur, plot jetë dhe ëndrra.

Një tjetër histori e dhimbshme që rikthen në vëmendje plagën e dhunës dhe dramave që shpesh mbeten të fshehura pas dyerve të mbyllura. Një histori që për shumëkënd mbetet kujtimi i një ylli që u shua shumë shpejt.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033