Spektakli i mbrëmjes së sotme ka rikthyer debatet e forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këtë herë sërish rreth raportit mes Mirit dhe Selin.
Gjatë spektaklit, Selin dëgjoi për herë të parë deklaratat që Miri kishte bërë në dhomën e rrëfimit në një moment kur ata ndanin të njëjtin krevat dhe banori ishte futur në akuarium.
“S’duhet të kisha ardhur këtu. Kishim shumë gjëra për të sqaruar. E manifestuan gjithë shtëpia, por ja na ndanë. Unë doja të fitoja bashkë me atë sepse unë marr nga ajo dhe ajo merr nga unë. E dua mo vlla”, ishte deklarata e Mirit në dhomën e rrëfimit, të cilën Selin nuk e kishte dëgjuar më parë.
Pas publikimit të videos, Miri sqaroi se deklarata e tij nuk kishte konotacion romantik. Ai tha se fjalët ishin thënë në një moment emocionesh pas një prime-i të ngarkuar.
“Ka qenë data 3 janar, një ditë shumë e ngarkuar si prime edhe për mua edhe për Selin. Ishte një natë me shumë emocion dhe në momentin që mbaroi nata, duke qenë se dolëm shumë mirë të dy, doja ta festoja atë moment. Thashë ‘e dua’ për lojë, jo në kuptimin që e dashuroj”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Selin reagoi duke thënë se ndjen keqardhje për faktin që nuk është distancuar më herët nga ai.
“Arsyeja pse po qesh është sepse më erdhën dy mendime. I pari ishte emocioni që tregova kur pashë videon, dhe i dyti ishte ajo që ai ka thënë se kur të rritet dëshiron që vajza e tij të bëhet si unë. Ndjej keqardhje vetëm për veten time në këto momente që nuk e kam marrë vendimin për t’u larguar nga Miri më përpara”, u shpreh Selin.